Shembja e Teatrit/Paloka: Erdhën me automatik. Policia s’mund të ndërhyjë para orës 5 të mëngjesit

0 366

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, thotë se kryeministri Edi Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit Kombëtar dhe këtë vetëm për t’ia dhënë privatit. Nga ana tjetër, Paloka shton se në shembjen e Teatrit u përdorën forca të armatosura me automatik. ”Këtu kemi një akt korruptiv duke sulur policinë e shteti, si një bandë të armatosur me automatik. U përdor RENEA që përdor kundër terrorizmit. E sulën te Teatri. Policët me uniforma dhe pa numra identifikimi. Policia nuk mund të ndërhyjë para orës 5 të mëngjesit”.

Pjesë nga deklarata

Me Teatrin u ndërthurën disa ndjeshmëri. Për disa kishte vlera si monument kulture, për disa të tjerë si histori e artit shqiptar. Të gjitha këto u shembën brenda natës me urdhrin e dy kriminelëve ordinerë se duan të fudsin në xhep disa miliona. U shkel ligji.

Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit për t’ia dhënë privatit dhe do të bënte edhe nja 6 kulla. Sot kemi edhe një situatë akoma më absurde. Deri dje kishte korrupsion duke i falur tokën publike Fushës, sot është akoma më rëndë, Teatrin i bie që ta ndërtojmë ne dhe ai do të vazhdojë të bëjë kullat. Kullat korruptive do të bëhen dhe lekët e Teatrit do të bëhen me lekët tona.

Këtu kemi një akt korruptiv duke sulur policinë e shteti, si një bandë të armatosur me automatik. U përdor RENEA që përdor kundër terrorizmit. E sulën te Teatri. Policët me uniforma dhe pa numra identifikimi. Policia nuk mund të ndërhyjë para orës 5 të mëngjesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.