Shembjet e banesave, banorët protestë para parlamentit dhe ambasadës amerikane

0 173

Banorët e kryeqytetit që preken nga projektet e bashkisë së Tiranës për rindërtimin dhe atë të Unazës së Madhe janë rikthyer dhe këtë të Enjte para Kuvendit.

Ata kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut për banesat e tyre që u janë shembur apo pritet tu shemben.

“I them zotit Veliaj, ke ofenduar dhe ke thënë se do heq çizmen e malokëve nga Tirana. Ti je çizme maloku, injorant. Mos i përdor këto shprehje kryetar i bashkisë se jemi qytetarët të Tiranës dhe paguajmë taksa. Nuk jemi zaptues se i kemi blerë ato prona ku kemi ndërtuar shtëpitë. Kërkojmë të drejtën tonë”, tha një banor.

“Qeritarët që i sollëm në pushtet sot nuk na përfillin.Pushtetarët tanë njohin vetëm gjuhën e luftës për benefitet e tyre. Populli nuk është dele, jemi shqiptarë dhe mos u mundoni të na përçani. Kemi dalë për shembjen e banesave tona.Jeni menefegristë, keni vënë pasuri mjaftueshëm na lejoni të jetojmë të qetë në shtëpitë tona. Uluni me popullin tuaj.Legalizoni dhe pastaj urbanizoni.Nga kanë ardhur këta qeveritarët tanë që nuk bisedojnë me popullin”, shtiu një tjetër.

“Nëse sot Tirana kushton 1000-1500 euro metri katrorë, vende- vende dhe 3500 euro metri katrorë, vlen sepse unë kam interes, ne të ardhurit kemi interes. Nëse ne nuk jemi këtu Tirana nuk kushton fare. Na përzini ne dhe Tirana nuk kushton fare”, u shpreh një protestues.

Pas protestës para Kuvendit, banorët u zhvendosën para ambasadës amerikane duke kërkuar ndihmë për të vendosur komunikimin me pushtetarët e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.