Shërbimi sekret shton sigurinë për Biden

0 371

Shërbimi sekret amerikan, po shton masat e sigurisë për Joe Biden, nga dita e sotme, në rast se ai do të shpallë së shpejti fitoren në zgjedhje. Agjentë shtesë do të vendosen në detyrë pasi ekipi i tij i fushatës i tha shërbimit sekret se ai mund të mbajë një fjalim të rëndësishëm.

Zëdhënësja e shërbimit sekret, Catherine Milhoan, nuk pranoi të bënte komente duke thënë se agjencia nuk i diskuton planet e sigurisë për personalitetet e larta. Biden dhe ekipi i tij zgjedhor janë vendosur në një qendër konventash në Uillmington të Delawerit.

Ende nuk është përcaktuar asgjë, rriten tensionet në shumë shtete amerikane. Pas netësh përleshje dhe arrestime, FBI ka hapur hetime për një sulm të supozuar kundër qendrës së konventave në Filadelfia, në të cilën po zhvillohet numërimi i votave.

Biden kërkon që votat të numërohen deri tek e fundit sepse kjo është demokracia. Tensioni rritet në të gjithë vendin ndërkohë që ka kaluar tashmë nata e tretë pas zgjedhjeve, pa një rezultat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.