Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në lagjen numër 15 në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Burimet thanë se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F.H, i cili dyshohet të ketë plagosur kunatin e tij pas një debati për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.