Shishja më e madhe e uiskit në botë shitet për çmimin rekord

0 34

Shishja më e madhe e uiskit në botë, e quajtur “The Intrepid”, është shitur për 1,4 milionë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E lartë 180 cm, shishja përmban 311 litra uiski, që mjaftojnë për të mbushur 444 shishe normale.
Pija është një Macallan e vitit 1989, që ka kaluar 32 vite në një fuçi me dru lisi, përpara se të futej në shishe, në vitin 2021.

Kjo shishe nuk është uiski më i shtrenjtë në histori. Ky nder i takon një Macallan-i 60-vjeçar, të shitur për 1,53 milionë dollarë, në vitin 2018.

Leave A Reply

Your email address will not be published.