Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, sot zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Tiranës

0 30

Një ditë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, sot pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se KLP do të caktojë një drejtues të përkohshëm në krye të këtij dikasteri.

Kujtojmë që Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga Shkalla e Parë për të tria kriteret, kurse më pas vendimi u ankimua në KPA nga komisioneri publik.

E diplomuar në magjistraturë, Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të forta dhe për hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste që kanë pasur aktivitet në vendin tonë dhe jashtë tij.

Ajo bashkë me mbrojtësin e saj premtuan se do të fitojnë mbi këtë vendim dhe se çështja e saj do të shkojë në Strasburg.

Imeraj u gjend me probleme nga trupa e KPA-së në të tria kriteret e vendosura, probleme të gjitha të argumentuara kundër nga ana e shefes së akuzës së Tiranës.

Sipas Kolegjit të KPA-së, kryeprokurorja e Tiranës ka pasur probleme lidhur dhe me kontrollin e figurës, ndërsa ka përmendur faktin se sipas trupit gjykues, prokurorja ka mbajtur qëndrime kontradiktore lidhur me një dënim, që ish-kunati i saj ka pasur për vepra penale që e bëjnë atë person të përfshirë në krimin e organizuar. Po ashtu, sa i përket aftësive profesionale, Kolegji ka deklaruar se në një çështje hetimore ka pasur “mangësi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.