Shkollë më 31 gusht? Ja kush do të rikthehet nëpër klasa

0 370

Dje Ministria e Arsimit, tha se shkollat do të hapen në shtator. Tani vjen një tjetër njoftim që lidhet me nxënësit e shkollës fillore. Nxënësit e klasave të para deri në të pestën, që nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online gjatë periudhës së karantinës dhe kanë humbur ritmin e mësimeve për shkak të pandemisë, do të rikthehen në shkolla në fund të gushtit.

Nga 31 gushti deri në 11 shtator, këta nxënës do të rikthehen nëpër klasa për të zhvilluar temat e patrajtuara në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës. Pritet që bangave të shkollës fëmijët t’i kthehen në ruajtjen e distancës fizike. Çdo klasë do të ketë deri në 10 fëmijë dhe distanca nga banga në bangë do të jetë 1.5 metra. Gjithsej do të zhvillohen 40 orë mësimore për 2 javë.

Gjatë kësaj periudhe, nxënësit nuk do të vlerësohen me notë, pasi qëllimi është marrja e gjithë informacioneve të humbura për të qenë në të njëjtin ritëm me fëmijët e tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.