Shkurtim pagash në sektorin publik/Prifti: Zero tolerancë ndaj ideve idiote

0 328

Propozimi i deputetit të PS-së, Ilir Beqajt për uljen me 10% të pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe rishikimin e pensioneve, për Rezart Priftin, pedagog në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, është e turpshme dhe absurde.

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 miliardë lekë. Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020”,-tha në “A2”.

Nga ana tjetër, sipas Priftit diçka e tillë do të ishte padrejtësi. “Është e turpshme. Sipas llogarive të Beqajt, dalin 86 milionë dollarë që hiqen nga xhepat e fakirëve. Sa ka kushtuar një ndër koncesionet që janë dhënë? 200 milionë euro. Ky do të ishte genocid dhe padrejtësi. Nuk shkon në princip, zero tolerancë ndaj këtyre ideve idiote. Është krejtësisht absurde”. Në fund Pedagogu thekson se qeveria nuk e merr mundimin për të krijuar strategji për daljen nga kriza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.