Shkurtim pagash në sektorin publik/Vasili: Mentalitet i poshtër diktatorial

0 305

Propozimi i deputetit të PS-së, Ilir Beqajt për uljen me 10% të pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe rishikimin e pensioneve, ka nxitur një debat të ri politik. Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili kemi të bëjmë me mentalitet të poshtër diktatorial.

“Tha që paga mesatare ishte 63 000 lekë. Kjo është fantazi, është turp. Koncesione po, tendera po, ndërsa barra e krizës që po rrënon mijëra familje shqiptare, shkon vetëm te populli. Duan t’i marrin edhe një copë tjetër nga fukarallëku. Në vitin 2009, Shqipëria u përball me gripin e derrit. Kjo krizë shëndetësore u shoqërua me recesionin në Evropë. Nuk u ndërmor asnjë masë e tillë që të prekeshin pagat e punonjësve apo pensionet. Atëherë u pezulluan shpenzimet që nuk mund të bëheshin. Thënë më thjesht, u shtynë punimet për rrugë. Edhe tani, të ndërpriteshin koncesionet apo tenderat sekrete. Ky është mentaliteti më i poshtër i diktaturave: që të rrënojnë të varfërit, ndërsa shteti të ruajë llogaritë pa fund që rrjedhin në xhepat e tyre”,-tha në “A2Cnn”.

Në lidhje me hapjen e bizneseve, Vasili tha se qeveria që në fillim mori masa të gabuara. “Kufizimet kanë qenë karantinë politike sepse masat e marra kanë qenë jo vetëm të vonuara, por të pastudiuara dhe të gabuara. Nuk siguruan kufizimin e epidemisë dhe pati mungesë testimesh. Më parë testoheshin vetëm ata që kishin simptoma, sot testohen edhe ata që nuk kanë. Kjo tregon inkoherencë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.