Shokon basketbollisti amerikan: Kam vdekur në 13 prill

0 274

Ylli i Minnesota Timberwolves në NBA, Karl-Anthony Towns ka bërë disa deklarata shokuese pas fitores së parë sezonale të ekipit të tij. Përmes një deklarate për mediat, fitoren ia dedikoi nënës së tij, e cila vdiq këtë vit (13 prill), në moshën 59-vjeçare, nga Covid-19.

Nga ana tjetër, ai dha edhe disa deklarata shqetësuese kur u pyet mbi ndjesitë që ka për fillimin e sezonit të ri në NBA, krahasuar me vitet e tjera.

”E dini çfarë? Nuk e njoh më veten dhe nuk më kujtohet se si jam ndjerë vitet e kaluara. As më kujtohet dhe as më intereson. Di vetëm çfarë ka ndodhur duke nisur nga 13 prilli. Ju mund të më shikoni duke qeshur, por ai Karl që keni njohur ka vdekur në 13 prill dhe nuk kthehet më. Nuk e mbaj mend atë njeri, nuk e di se kush është. Ju po flisni me trupin tim, por shpirti im ka vdekur tashmë”, tha 25-vjeçari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.