Shorti i Botërorit Katar 2022, Shqipëria mëson rivalët. Në grup është dhe Anglia

0 401

Kombëtarja kuqezi ka njohur kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 dhe goglat e çuan në grupin I.

Shqipëria do të jetë e pozicionuar në grupet me 6 skuadra me më shumë mungësi kualifikimi, por gjithësesi në grupin e parë kuqezintjë do të kenë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Armeninë dhe kundërshtari i fundit San Marino.

Kosova është pozicionuar në grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Në Nyon të Zvicrës u hoq shorti i FIFA-s për 54 kombëtaret europiane, të cilat mësuan kundërshtarët e tyre për eliminatoret e Botërorit që do të luhet në Qatar më 2022, duke filluar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Ndeshjet e para të grupeve të luhen më 24-25 mars të vitit 2021. Botërori në Katar, është i pari që do të luhet në dimër dhe do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Grupi  I

Anglia
Policia
Hungaria
Shqipëria
Andorra
San Marino

Grupi A, Portugali, Serbi, Republika e Irlandës, Luksemburg, Azerbajxhan.

Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.

Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgari, Lituani.

Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje, Kazakistan.

Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni.

Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi.

Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar.

Grupi H, Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë.

Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorrë, San Marino.

Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.

Leave A Reply

Your email address will not be published.