Shpejtësi ”skëterrë” dhe xhirim gomash. Policia ndëshkon 27 shoferë të rrezikshëm (VIDEO)

0 330

Të pabindurit vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit. Ndaj dhe Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar dhe drager gjatë natës në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë kontrollet janë zbuluar 15 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara, duke arritur deri në 150 km/h. Janë zbuluar dhe 8 shoferë të dehur të cilët janë ndëshkuar me gjobë. “Shqiponjat” kanë kapur dhe 4 shoferë të tjerë të cilët bënin manovra të rrezikshme dhe xhirime gjomash në rrugë, duke i ndëshkuar me 40 mijë lekë të rinj secilin.

Njoftimi i plotë

Siguria e jetës në rrugë, prioritet i Policisë Rrugore. Fundjavë, kontrolle me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore. Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh viijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor. Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07.08.2020 deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 08.08.2020, janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h ?✈!!!. ?????????? Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager deri në këto momente janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l

Gjithashtu janë kapur nga forcat “Shqiponja” dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili. Fundjava është për të shijuar dhe jo për të dorëzuar patentën tek radari ??✍? Polici rrugor, apo më keq akoma për të rrezikuar jetën? duke u përfshirë në ngjarje rrugore? Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që ? destinacioni juaj të jetë i sigurt. Mos fluturoni✈️ apo mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, se shpejtësia dhe alkooli vrasin? jetën. #zbatorregullatudhetoisigurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.