Shpërdoruan detyrën, nis hetimi penal për tre punonjës në Bashkinë e Bulqizës

0 45

Tre punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit: E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Ata akuzohen se “nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit, si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit”.

Njoftimi nga Policia Bulqizë

Nuk morën masa ligjore mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara në lejen e ndërtimit të një objekti, procedohen penalisht 3 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :

E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashikuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”, mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit , si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.