Shpërndarja e bonusit prej 40 mijë lekësh. Rruga si mund të përfitohet

0 345

Qeveria ka dhënë deri më tani 2 paketa me ndihmë ekonomike për të gjithë të prekurit nga masat e marra nga pandemia e Covid-19. Prej ditës së martë, të gjithë përfituesit e paketës së dytë ekonomike do të marrin bonusin prej 40 000 lekësh. Janë në total 176 000 individë që përfitojnë këtë pagë, pavarësisht se qeveria ka vendosur hapjen graduale të bizneseve dhe rikthimin në punë të punonjësve.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare do të kryhet nga vetë subjektet, që do të plotësojnë të dhënat e detajuara të punonjësve të tyre. Të punësuarit që figurojnë në më shumë se një listë pagesë do të mund të marrin vetëm një pagë prej 40 mijë lekë.

Për individët që nuk kanë një llogari personale bankare, mund të përdorin të dhënat e hapura për qëllime të biznesit. Në mungesë të kësaj të fundit, duhet të paraqiten pranë bankave të nivelit të dytë për hapjen e një llogarie të re.

Sa i përket kategorive që mund të përfitojnë nga kjo ndihmë financiare, përfshihen:
10 mijë punonjës në sektorin e turizmit
66 mijë punonjës që janë larguar/pezulluar nga biznesi madh
100 mijë punonjës në bizneset e vogla.

Ky bonus është parashikuar të jepet vetëm një herë për të gjithë këto individë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.