Shpërthen në flakë mjeti në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.
Mjeti me drejtuese E. D. ka shpërthyer në flakë kur ishte në lëvizje. Gruaja ka mundur ta braktisë atë vetëm pak sekonda para se të ndodhte tragjedia.
Si pasojë e flakëve, mjeti u shkrumbua plotësisht, edhe pse zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.