Shpërthen sherri në Beograd, publikohet harta e Serbisë pa Kosovën

0 283

Në Serbi ka çështje edhe me më rëndësi sesa situata pandemike. Një televizion i Serbisë ka publikuar një hartë të vendit, ku Kosova paraqitet jashtë territorit të saj, dhe kjo ka shkaktuar një tallaz politik në vend.

Tabloidi ”Informer” dhe disa media pranë Aleksandër Vuçiçit, sulmojnë televizionin ”Nova S”, i cili është një media e pavarur, i cili ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë. Mediat e Vuçiçit e kanë sulmuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe, si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me armiqtë e vendit.

“Me këtë lëvizje, ata treguan, si media e opozitës, se pozicionet e opozitës janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Një provë tjetër që opozita nuk dëshiron asgjë të mirë për Serbinë dhe po kërkon vetëm interesin e saj, edhe nëse do të duhej ta njohin Kosovën. Turp dhe turp”, shkroi ”Informer”, një tabloid që përkrah presidentin Aleksandër Vuçiç, por dhe që përdor shpesh gjuhë antishqiptare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.