Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti, plagosen dy persona

0 39

Një shpërthim pranë një karburanti ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozet të Durrësit, ndërsa raportohet se kane mbetur te plagosur dy persona.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.