Shpërthimi i Covid, Pekini nis testimin për miliona banorë

0 33

Autoritetet në Pekin kanë rritur përpjekjet për të penguar përhapjen e COVID-19, pas identifikimit të një vatre të re. Shpërthimi i ri i SarsCovid2 ka të bëjë me gjurmimin e 200 rasteve të reja në një bar i cili u rihap javën e kaluar pas lehtësimit të kufizimeve.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit ku gjendet edhe vatra e re ka nisur testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.

Mësohet se nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike ndërsa të gjitha ambientet janë dezinfektuar.Shpërthimet e reja me covid-19 po rrisin shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe efektet negative në botë. Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor të qytetit më të madh kinez atij të Shangait.

Teksa pjesa më e madhe e botës po përpiqet që të jetojë me virusin Kina është e vendosur të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID -19.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.