Shpëtim Idrizi flet pas negociatave me PS: Gjetëm vullnet të mirë që nuk do kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme

0 50

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka folur sot pas takimit të negociatave me përfaqësuesit e mazhorancës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, duke theksuar se kanë gjetur vullnet të mirë nga PS që Presidenti nuk do të zgjidhet në mënyrë të njëanshme.

Duke vënë theksin te konsensusi, Idrizi theksoi se tani palët duhet të flasin me emra konkretë. Kushti i tyre tha Idrizi është për një kandidature thellësisht politike.

Shpëtim Idrizi: Është detyrim kushtetues në mënyrë si zgjidhet presidenti që në 3 raundet e para duhet të jetë me konsensus, e theksuam këtë gjë nëse do zgjidhet me votat e thjeshta të maxhorancës, kjo shërben për të zgjidhur krizën parlamentare pra do kemi një president të rizës

Theksuam që duhet të jetë thellësisht me eksperiencë politike e një president që mbart pjesën tjetër të konsensusit.

Ne gjetëm një vullnet të mirë, vlen për ta verifikuar këtë që nuk do kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme.

Ramë dakord që tani kemi hyrë në një proces kushtetues, jo me ecejake mesh nesh por të fokusohemi me emra konkretë të identifikojmë kandidaturat pa paragjykuar njëri tjetrin.

Patëm dakordësinë me PS që ka ardhur koha të hyjmë në procesin e emrave konkretë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.