Shqipëri/ 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

0 56

Kurba e Covid-19 në vendin tonë, vijon të jetë në rritje. Në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 41, pra kemi 3 humbje jete. Pacienti 67-vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjatë orëve të fundit po një tjetër pacient 67-vjeçar, këtë herë nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Më herët, po tek Infektivi ndërroi jetë një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.