Shqipëri-Japoni marrëveshje bashkëpunimi/ Manastirliu: Do të financojë blerjen e pajisjeve mjekësore

0 253

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe ambasadorit të ri të Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki, me fokus rritjen e kapaciteteve spitalore. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.

Në marrëveshje është parashikuar që të ofrohen shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Marrëveshja e re është në vijim të bashkëpunimit mes dy qeverive, e cila ka pasur fokus në mbështetjen e shërbimit shëndetësor për fëmijët dhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

”E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.