Shqipëria nën pushtetin e shiut dhe rrufeve

0 338

Pas të dielës që ishte plot e përplot me diell, kjo e hënë nisi me reshje të dendura shiu dhe me rrufe. Një situatë e rëndë atmosferike që kërkon menjëherë ndërhyrje nga qeveria, pasi përmbytje të tjera priten të ndodhin, por pushteti qëndror dhe lokal duhet ti bëjë prijë.

Zona e nënShkodrës vazhdon prej një muaji nën ujë dhe ende pa u tërhequr uji nga tokat e përmbytura, rrezikohet të shtohet më tej sipërfaqja e përmbytur. Në zonën e Obotit të gjitha lëvizjet kryhen nëpërmjet motobarkave të ushtrisë, ndërsa thuajse të gjitha banesat janë të rrethuara nga uji.

Lundrimi në Vlorë për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese mbetet i pezulluar për shkak të motit të keq. Nga kapiteneria e portit Vlorë konfirmohet pezullimi i lundrimit deri ditën e martë. Ndërkohë përsa i përkes tragetit Vlorë- Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht në orët e mbrëmjes. Trageti pritet të niset nga Vlora sipas orarit në mbremje, edhe për shkak se gjatë pasdites pritet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.