Shqipëria nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rama në SHBA takim me Antonio Guterras

0 28

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku po zhvillon një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kujtojmë se nesër Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori.

“New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë🇦🇱 që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë

*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.

Në takim ata diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.