Shqipëria rënie për lirinë e shtypit,Rama: Asnjë shqetësim për median në Shqipëri

0 39

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët Pa Kufij”, të cilët e renditën Shqipërinë 20 vende më poshtë krahasuar me vitin e shkuar.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se është selektiv në leximin e raporteve dhe se jo të gjithë janë të besueshëm.

“Për mua raportet që meritojnë të lexohen janë shumë pak dhe nëse dëshironi mund t’ua lexoj. Unë kam mësuar nga gjithë këto vite leximi që të jem selektiv në leximin e tyre sepse një pjesë e këtyre raporteve nuk janë të besueshme. Nuk shoh asnjë shqetësim për situatën e medias në Shqipëri, përveç se shtohen viktimat e shpifjes, viktimat e fabrikimeve, viktimat e bullizmit. Vitin e kaluar nuk më rezulton të ketë pasur asnjë gjyq ndaj asnjë gazetari, të paktën nga ato që janë të deklaruara. Në asnjë vend të botës lira e shtypit nuk i jep të drejtë askujt që të bëjë zhurmë dhe të mos mbajë nivelin minimal etik. Nëse ky është presion mbi shtypin atëherë këtu realisht shtypi është shumë i lirë”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.