Shqipëria vendi më i mjeruar/Gjosha: Programi i LSI-së fokusohet tek sektorët kryesor të zhvillimit

0 23

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, teksa ka komentuar studimin për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria del si vendi më i mjeruar, thotë se vendi ka nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë. Nga ana tjetër, Gjosha thotë se programi i LSI-së, ka në fokus sektorët kryesor të zhvillimit.

”Programi ynë mbi ekonominë, me fokus prioritizim të sektorëve kryesor të zhvillimit si Bujqësia dhe Turizmi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet, koncensionet dhe PPP-të, si dhe programet e posaçme për rininë, kryefamiljaret gra, çiftet e reja dhe njerëzit në nevojë, do të jetë një garanci për një ekonomi më të shëndetshme! Të gjithë bashkë duhet t’i themi “Stop” mjerimit”.

Postimi i plotë

Studimi për Ballkanin Perëndimor ku analizohet standarti i jetesës së qytetarëve në rajon, e pozicionon Shqipërinë si vendin më të mjeruar.

Shifrat e paraqitura janë alarmante jo vetëm për pamundësinë ekonomike por edhe për të kuptuar se si një pjesë e madhe e qytetarëve nuk prekin dot as minimumin jetik. Të dhënat e mëposhtme të marra nga studimi janë pasqyra e realitetit të trishtë të keq qeverisjes, papërgjegjshmërisë dhe mungesës së vizionit:

26% e shqiptareve nuk paguajne dot qerane e ujit dhe dritave,
42% e tyre nuk perballojne ngrohjen e baneses
19% e tyre nuk perballojne ushqimet dhe veshjet,
64% e tyre nuk bejne dot nje jave pushim larg shtepise se tyre.

Vendi ka nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë, një paketë të posacme për daljen nga kriza e mjerimit dhe mbi të gjitha ka nevojë për ndryshim!

Programi ynë mbi ekonominë, me fokus prioritizim të sektorëve kryesor të zhvillimit si Bujqësia dhe Turizmi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet, koncensionet dhe PPP-të, si dhe programet e posaçme për rininë, kryefamiljaret gra, ciftet e reja dhe njerëzit në nevojë, do të jetë një garanci për një ekonomi më të shëndetshme!

Të gjithë bashkë duhet t’i themi “Stop” mjerimit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.