Shqiptarët fermë kanabisi 500 metra larg stacionit policor

0 370

Zakonisht fermat e kanabisit ndërtohen në zona periferike larg vëmendjes të policisë. Një grup shqiptarësh kishte bërë të kundërtën duke ngritur një fermë masive vetem 500 metra larg stacionit të policisë në zonën Essex në Jug të Anglisë. Nuk bëhet fjalë për një fermë me disa qindra rrënjë narkotike, por për një të tillë ku policia gjeti 3.000 rrënjë kanabis, me një vlerë që nëse do të korrej e shitej do të kapte vlerën prej 2 milion stërlinash. Emiljan Gjura dhe Ermir Reshiti u arrestuan dhe ndaj tyre rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2019 drejtësi angleze dënoi 73 shqiptarë si të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Burimi: Top Channel

Leave A Reply

Your email address will not be published.