Shqiptarët si kavie eksperimentale? Mjeku sqaron studimin

0 287

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, Shqipëria është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Mjeku epidemiolog Alban Ylli, i pyetur nëse pacientëve do tu injektohet medikament prove apo do të regjistrohen të gjitha medikamentet për mënyrën si janë përdorur, Ylli tha se është e dyta.

“Nuk i di detajet, por di që shumica dërrmuese e vendeve janë përfshirë në këtë studim. OBSH-ja një nga masat që është përpjekur të bëjë, ku të gjitha vendet ftohen ti nënshtrohen një standarti të aplikimit të barnave, që duhet ta pranojmë se një pjesë e tyre nuk janë përdorur në këto kushte në këtë mënyrë. Shqipëria është pjesë e kësaj, nuk shikoj ndonjë çudi të madhe, besoj se është një gjë e mirë. Edhe mjekët të spitaleve Covid në Shqipëri të fillojnë dhe ti numërojnë efektet e barave në mënyrë të dokumentuar dhe t’u lejohet ti krahasojnë me kolegët ndërkombëtarë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.