Vaksinohet me Pfizer shqiptari i parë, mjeku Gega: Vaksinat, të sigurta dhe efikase

0 298

Teksa në SHBA dhe në Britani ka nisur vaksinimi ndaj pandemisë së Covid-19, për Shqipërinë është ende herët që të flitet për këtë proces. Por shqiptari i parë që merr vaksinën anti-covid është mjeku infeksionist Arjet Gega.

Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka publikuar një video nga momenti kur ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer kundër virusit vdekjeprurës. Nga ana tjetër, Gega ka bërë edhe një apel që qytetarët të vaksinohen, pasi sipas tij vaksinat anti-covid janë të sigurta dhe efikase.

”Nuk e prisnim të kishte kaq shumë efikasitet. Ka kaluar gjysmë dite, s’kam patur as dhimbjen e krahut që është e zakonshme me të gjithë vaksinat. S’kam patur as temperaturë dhe as ethe. Më pak se 10% e pacientëve kanë patur temperaturë, unë nuk kam patur. Duhet të mendojmë si ta fitojmë këtë betejë. Qesh kur dëgjoj ata që thonë do të na ndjekim me çip. Mesazhi im: Ju lutem vaksinohuni. Problemi është që vaksinat nuk janë të disponueshme, por kur të jenë, çdo shqiptar duhet të vaksinohet, pa asnjë mëdyshje dhe gjithnjë iu them atyre që lëshojnë mesazhe të painformuara jashtë fushës së tyre të ekspertizës se po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe jetën”,-tha Gega.

Leave A Reply

Your email address will not be published.