Shtëpia e Bardhë: Zyrtari i lartë me Covid-19

0 290

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. O’Brien bëhet kështu zyrtari më i lartë amerikan i prekur nga pandemia. Sipas deklaratës, këshilltari ka simptoma të lehta dhe ka pothuajse një javë që punon i vetë-izoluar larg zyrës së tij në Uashington.

O’Brien është një nga personat më të afërt me presidentin amerikan, por takimi i tyre i fundit ka ndodhur 2 javë më parë. Më pas, zyrtari ka ndërmarrë një tur në Europë, ku sipas tendave ka takuar përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia. O‘Brien u emërua pas mosmarrëveshjes së Trump me këshilltarin e mëparshëm, ish-ambasadorin në OKB John Bolton.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump nuk rrezikohet nga ky rast, por gjatë javëve të fundit disa punonjës të kafeneve në simbolin e pushtetit amerikan kanë rezultuar pozitivë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.