Shtetet ofrojnë mbështetje pas shpërthimit që tronditi Bejrutin

0 37

Teksa Libani po përballet me pasojat e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një pjesë të madhe të Bejrutit, mesazhe mbështetëse dhe oferta për ndihmë kanë ardhur nga jashtë vendit. Presidenti Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të ndihmojnë Libanin”. Në krye të një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ai e përshkroi shpërthimin “si një sulm terrorist”, qëndrim i cili nuk mbështetet nga provat e deritanishme nga ngjarja.

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjithashtu është shprehur se Franca “do t’i qëndrojë në krah Libanit”, ndërsa shtoi se do të dërgojë ndihma dhe disa tonë materiale sanitare. Të njëjtin qëndrim ndau edhe kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis. Edhe Papa Francesku dërgoi një mesazh solidariteti për viktimat e shpërthimit në Bejrut të Libanit, ku mbeten të vdekur mbi 100 persona dhe 4 mijë të plagosur.

Shpërthimi që tronditi Bejrutin ka ngritur shqetësime për mënyrën sesi Libani do të vijojë të importojë thuajse të gjitha mallrat jetësore, ndërkohë që porti kryesor i vendit është i shkatërruar. Ka shqetësime për sigurinë e ushqimit, pasi Libani është kthyer në shtëpi edhe për më shumë se 1 milionë sirianë të arratisur nga lufta e gjatë në vendin e tyre. Në portin ku ndodhi shpërthimi, ruheshin afro 85% të grurit dhe drithërave të vendit. Presidenti libanez ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës për 2 javë në kryeqytetin e vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.