Shteti europian merr vendimin lidhur me pasaportën e vaksinimit dhe testin anticovid

0 171

Nuk mjafton vetëm testi negativ. Nevojitet medeomos pasaporta e vaksinimit.

Franca vendosi sot projektligjin e ri që urdhëron pasaportën e vaksinës si detyrim për të hyrë në bare restorante dhe për të marrë pjesë nëpër aktivitete të ndryshme me prani të lartë fizike.

Për miratimin e projektligjit, u votua me 249 vota pro, 63 kundër dhe 26 abstenim. Votimi u parapri nga dy ditë debatesh.

Sipas projektligjit, francezëve do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë nëpër bare, restorante, objekte kulturore dhe transport publik.

Me ndryshimet e reja, testi negativ për Covid-19 nuk do të jetë më i mjaftueshëm për aktivitetet e mësipërme, me përjashtim të hyrjes në spitale dhe qendra shëndetësore.

Testi negativ do të jetë i mjaftueshëm për të miturit nga 12 deri në 17 vjeç.

Projektligji parashikon që pasaporta e vaksinimit të hyjë në fuqi, kur numri i të shtruarve nëpër spitale është mbi 10 mijë në mbarë vendin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.