Shteti që hap palestrat dhe restorantet

0 15

Fund izolimit nga pandemia e Covid-19 i jep edhe Georgia në SHBA. Edhe pse ka patur rreth 18,947 njerëz të infektuar dhe 733 vdekje, duke filluar që nga dita e premte, Georgia do t’i lejojë bizneset të hapen gradualisht, të paktën kështu ka bërë me dije në fillim të kësaj jave guvernatori i vendit, Brian Kemp.

Palestrat, sallonet e bukurisë, qëndrat e fitnesit apo estetikat do të hapen që të premten dhe sipas tyre nuk ka asnjë problem për aq kohë sa ndiqen rregullat e distancimit social dhe të higjenës.

Të hënën e ardhshme pritet që restorantet dhe kinematë t’i kthehen punës, sigurisht duke zbatuar rregullat e reja të nevojshme. Përsa i përket bareve, club-eve dhe qëndrave të tjera të argëtimit do të duhet ende pak kohë, derisa të vijë një njoftim i miratuar nga ekspertët e shëndetit publik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.