Shtrenjtohen karburantet, çmimet në Shqipëri të larta

0 236

Teksa nafta dhe benzina kanë shënuar një rritje të moderuar në tregun vendas, ata që kanë ndjerë një shtrenjtim të menjëhershëm janë përdoruesit e automjeteve me impiant gazi, që zënë mbi 7% të flotës aktuale të veturave.

Çmimi i gazit ka kapërcyer javët e fundit nga një mesatare prej 44 lekësh për litër, në 53 lekë për litër. Pas një viti me kërkesë të ulët, për shkak të kufizimeve të pandemisë, rihapja graduale e ekonomisë botërore ka rikthyer këtë fillimvit konsumin e lartë të karburanteve.

Për shoferët këto çmime e bëjnë të vështirë përballimin e kostove të transportit. “Janë të papërballueshme, për nivelin e jetesës që kemi këtu. Ne as vete nuk dimë si ja dalim. Në Maqedoni ishte 110 lek benzina”, thonë disa qytetarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.