Shtyhet sërish seanca ndaj ish-kryeprokurorit Llalla

0 328

Gjykata e Posaçme shtyn për më 9 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Shkak i shtyrjes mungesa e gjyqtares Irena Gjoka për arsye shëndetësore. Seanca e 18 qershorit ishte shtyrë për këtë të premte, me kërkesë të avokatit, i cili kishte kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Llalla u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim. SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda.

Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal. Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

Ish-prokurori i ka mohuar akuzat, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.