Shuhet arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo

0 24

Është ndarë në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar.

Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë. Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai u arrestua dhe dënua me dhjetë vjet burg në Spaç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.