Shuhet ylli botëror i futbollit, Diego Armando Maradona

0 287

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, teksa gjendej në një klinikë për t’u kuruar nga varësia ndaj alkoolit.

Ish-futbollisti i njohur që udhëhoqi Albiceleste drejt triumfit në Kupën e Botës në 1986, kreu një operacion për mpiksje të gjakut në tru në fillim të muajit nëntor. Gjithsesi për shkak të varësisë ndaj alkoolit, ai qëndroi më gjatë në spital.

Gazeta “Clarin” raporton se Pibe de doro, kaloi një sulm në zemër, teksa ndodhej në shtëpinë e tij në San Andres në periferi të Buenos Aires. Menjëherë afër shtëpisë së tij kanë mbërritur 6 ambulanca, ndërkohë që me të ndodhej edhe e bija, Giannina.

Stafi mjekësor u kujdes për gjendjen e Maradonës, por situata ishte shumë e komplikuar. Diego nuk ia doli mbanë të mbijetonte dhe u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.