Si do të udhëtojmë kur të rikthehen urbanët?

0 361

Autobusët po bëhen gati nëse vendoset që edhe tranporti urban të hapet për publikun. Në pritje të protokolleve të sigurisë, Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, i referohet masave që janë marrë në Europë, për të garantuar shëndetin e pasagjerëve “Një ndenjëse po, një ndenjëse jo. Në autobus do të jenë maksimumi 30 persona. Zakonisht mund të rrinë 100 pasagjerë”.

Bileta elektronike do të shmangte fatorinon, i cili ka kontakt me të gjithë pasagjerët. Prej dy vitesh ky projekt qëndron në zyrën e kryetarit të bashkisë, si propozim i vetë kompanive të transportit urban. Këtë e konfirmon edhe Bashkia e Tiranës. Edhe pas interesimit tonë nuk ka një përgjigje nga bashkia nëse dhe kur do të pranohet.

Në kryeqytet, gjatë një dite qarkullojnë 300 autobusë. Në këtë sektor janë punësuar 1500 persona dhe sipas kompanive, dëmi mujor që u është shkaktuar prej pezullimit të transportit është 3 milionë euro. Nëse autobusët lejohen të qarkullojnë, a do t’i përdorin qytetarët? “Jo, kemi frikë”, përgjigjen ata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.