Si po e shfrytëzon Berisha disfatën e 8 janarit

0 199

Nga LAPSI.AL

Sali Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës për të dhënë një mesazh: Dhuna ka vetëm një autor, Lulzim Bashën. “Ka një fakt të rëndësishëm, nuk ka asnjë të gërvishtur nga pala tjetër, por ata janë vetëm mes protestuesve dhe gazetarëve” i’u përgjigj ai pyetjes së një reporteri.

Berisha pranoi se ata vërtet kishin si qëllim heqjen e dyerve të blinduara, por këtë do e bënin në mënyrën më paqësore të mundshme. “Kush qëlloi para policisë me gaz lotësjellës? Kush goditi nga lart me karige dhe ujë? Natyrisht pas këtyre njerëzit e humbin durimin dje reagojnë” tha ai. Berisha këmbënguli se në seli kishte njerez të armatosur me rekorde kriminale:

“Basha ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur”.nbsp;

Ai onsistoi në misionin paqësor të atyre që e mbështetën duke tërhequr vëmendjen se Basha e vazhdoi dhunën deri në mëngjes duke hartuar lista të demokratëve që duheshin denoncuar në polici.

“Protestuesit u larguan vetëm pasi hordhitë, narkobanditët me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundra tyre dhe se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën” vazhdoi ai duke shtuar: “heronjtë e 8 janarit, me mencurinë, vetëpërmbajtjen, gjakëftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se: Lulzim Brava është një armik po kaq i egër, një fytytë po kaq mizore, sa ajo e Edi Ramës.

Pra versioni i Berishës është i qartë. Dhuna ka ardhur nga brenda godinës dhe prova më ulëritëse për këtë është fakti se të plagosurit janë vetëm mes protesuesve. Në pamundësi për të pushtuar selinë lideri historik do ta shfrytëzojë 8 janarin për të shtuar armiqësinë e demokratëve me Bashën dhe për të tkururr edhe më rretjin e zvogluar të mbështetësve që i ka mbetur atij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.