Siguria publike, ruajtja e rendit në dorën e informacionit policor

0 288

Ministria e Brendshme pritet të miratojë një projektvendim për sigurinë në komunitet për 5 vitet e ardhshme. Projekti është në fazën e konsultimeve, ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme, është diktuar nevoja për rinovimin e Strategjisë së Rendit dhe Sigurisë Publike, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në vitin 2020.

Mes strategjisë ku planifikohen objektiva të shumtë sa i takon policimit në komunitet, por edhe çështje konkrete mbi sigurinë ajo që vihet re është dhe kërkesa për informacionin policor, i cili mesa duket mungon. Parandalimi i krimeve duhet të orientohet nga inteligjenca dhe burimet informative të cilat mund të sigurojnë reduktimin e çështjeve që cenojnë sigurinë.

Policimi që udhëhiqet nga informacioni është koncepti që sfidon modelin tradicional dhe reagues të policimit. Diçka të tillë tentoi të aplikonte dhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por që deri më sot ka mbetur në letër.

Ky policim, i udhëhequr nga inteligjenca, do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve, pasi policia merr masa proaktive parandaluese në kohë, bazuar në informacionet e marra dhe kjo do të reduktonte kryerjen e kontrolleve në territor si patrullime etj. Krahas detyrave të policisë vëmendje e veçantë i kushtohet dhe pushtetit lokal dhe mundësisë për të ndihmuar strukturat ligjzbatuese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.