Situata kritike nga Covid-19, Brataj flet për masat që do merren nesër

0 362

Situata nga përhapja e Covid-19 është në shifra shqetësuese. Tregues për Skënder Bratajn janë dhe thirrjet e qytetarëve drejt Urgjencës Kombëtare si dhe kërkesat e shtuara për shërbim mjekësor në banesë.

”Jemi në nivelin e 2300 thirrjeve në 24 orë. Ajo që më shqetëson është fakti që nga 430-440, sot jemi në 527 vizita në banesë dhe nga të cilat 2013 janë për Covid-19”,-tha ai.

Eksperti i Komitetit Teknik nuk është për një mbyllje të dytë të vendit, por mbështet ashpërsimin e masave për të ulur infektimet në popullatë. “Duhet të insistohet që masat të respektohet, të cilat ishin të mjaftueshme. Nëse nuk mjaftojnë mund të ketë edhe masa të tjera”, shprehet Brataj.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë me variantin britanik të Covid-19, Brataj nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të tij në vendin tonë pas rritjes së menjëhershme të infektimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.