Situata nga Covid-19, mjeku: Një mbyllje e re nuk do kishte kuptim

0 239

Situata në Kosovë në lidhje me pandeminë mbetet kritike. Një nga ekspertët që më mirë e ka monitoruar situatën është mikrobiologu Lul Raka, që ndan për A2 mendimet e tij për ecurinë e Covid-19.

”Niveli i kërcënimit është ende i lartë, edhe pse kemi ulje të rasteve ditore, dhe të hospitalizimeve. Kemi rritje të rasteve të vdekjes, dhe faktorët janë të njëjtët: moszbatimi i kënaqshëm i masave parandaluese, sidomos pas lirimit të karantinës, kur në qershor banorët menduan se virusi ishte zhdukur dhe mund t’i riktheheshin jetës normale, ndërkohë që element tjetër është elementi rregullator i mbikëqyrjes, në radhë të parë nga forcat e rendit, sepse dasmat, mortet, vazhdojnë në mënyrë ilegale”.

Disa zëra sugjerojnë një karantinë tjetër në rast të shtimit të rasteve, por mjeku del kundër. ”Jo. Izolimi në këtë fazë mund të kontribuojë në fazë afatshkurtër por jo afatgjatë, dhe do të shkaktonte dëme të pariparueshme në gjendjen mentale të popullatës, kur shikojmë rritje të dhunës në familje të lodhura nga gjithë këto muaj”.

Opsioni i vetëm sipas tij është hapja e kontrolluar, dhe jo mbyllja. Jeta duhet të vazhdojë, por me kujdes dhe zbatim të masave, sidomos tek të rinjtë që mund të jenë asimptomatike, sepse pasojat edhe për asimptomatikët mund të jenë më të rënda sesa mendohet.

”Na ka habitur shpejtësia e përhapjes dhe kemi parë që nuk ka organ që nuk goditet, nuk është vetëm mushkëria, por edhe zemra, enët e gjakut, mëlçia por edhe në tru, edhe në personat që kanë patur pasqyrë të lehtë klinike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.