Situatë e rëndë nga Covid-19 në vend, mbi 500 të shtruar në spitale

0 302

Prirja e pandemisë vijon të jetë shqetësuese teksa për herë të parë që prej 1 dhjetorit, të shtruarit në spitale kanë shkuar mbi 500. Aktualisht në katër spitalet e Covid-19 rezultojnë të shtruar 502 pacientë, 33 prej të cilëve në terapi intensive 19 të intubuar.

Hera e fundit që të shtruarit e raportuar kanë qenë mbi 500, ishte data 1 dhjetor 2020 (506 të shtruar). Nga rreth 4 mijë testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet thanë se 1,059 persona rezultuan pozitivë (pozitiviteti 26.5%).

Ministria tha se po gjatë kësaj kohe 881 persona u deklaruan të shëruar nga Covid-19. Prej nisjes së pandemisë autoritetet kanë kryer mbi 406 mijë teste, prej së cilave janë diagnostikuar 90,835 raste (pozitiviteti i përgjithshëm 22.3%).

Nga rastet e diagnostikuara 60.8% janë mundur të shërohen (55 mijë raste), 37.4% mbeten me mbartje të virusit (34 mijë raste), ndërsa 1.6% nuk ia kanë dalë mbanë (1,531 raste).

Leave A Reply

Your email address will not be published.