Sizmologu grek: E pazakontë kjo që po ndodh në Shqipëri, ka përmbysje të rregullave sizmike

7

Tërmeti i madh ndodhi, por pasgoditjet janë shqetsuese, pasi ka tërmete të fuqishme edhe pas të parit që shkaktoi 40 të vdekur, qindra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Një nga sizmiologët grekë më të mirë, Ethimi Lekkas ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vëzhguar nga afër atë që po ndodh pas tërmetit tronditës të 26 nëntorit.

Duke folur për televizionin SKAI, ai tha se ata kishin menduar se tërmeti i shtatorit ishte kryesore, por nuk rezultoi kështu.

Sipas tij, kjo që po ndodh duket e pazakontë dhe ata po bëjnë kujdes përpara se të dalin me deklarime.

“Kemi dhjetëra goditje mbi 4 ballë. Kishim një mbi 5.5 ballë. Kishte një tërmet 5.6 ballë në shtator dhe menduam se ishte tërmeti kryesor. Por sekuenca është e pazakontë. Po flasim për një përmbysje të rregullave. Është e pazakontë kjo që po ndodh,” tha ai.

Dje në drekë dhe në mesnatë mbrëmë ka patur tërmete të tjera të forta. Aktiviteti sizmik vazhdon pa ndalesë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.