S’ka qetësi në Elbasan. Shpërthim me eksploziv tek lokali i ish-futbollistit

0 267

Pas vrasjeve të bujshme, një shpërthim me eksploziv është regjistruar në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.

Lokali ku u vendos eksplozivi është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen aryset e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.