S’ka qetësi, në këtë shtet vijojnë protestat kundër qeverisë: Koha për ndryshim

0 315

Covid-19 nuk ka penguar që mijëra protestues të vërshojnë sërish në rrugët e Sofjes për të protestuar kundër korrupsionit në qeverinë e tyre, teksa shumë prej tyre kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Boïko Borissov dhe kryeprokurorit.

“Jemi këtu sepse ndihemi të turpëruar prej udhëheqësve tanë, prej sjelljes dhe arrogancës së tyre. Kjo duhet të ndryshojë. Një prej qëllimeve tona janë zgjedhjet e parakohshme. Pas kësaj, duhet të përqendrohemi në propozime serioze për të ndryshuar Kushtetutën dhe mbi të gjitha, duam që kryeministri dhe kryeprokurori të japin dorëheqjen”.

Protestat filluan në fillim të korrikut pasi forca sigurie të armatosura rëndë mësynë në zyrën e presidentit Rumen Radev, një kritik i ashpër i partisë qeverisëse. Radev akuzon Borissov për “lidhje me oligarkët”. Shumë të rinj pjesëmarrës në protestë thanë se duan të jetojnë në Bullgari por se janë të detyruar të largohen për të gjetur mundësi më të mira jetese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.