“Skafi hyri me shpejtësi të madhe dhe më ndau nga vajza”- Zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares: Ja si ndodhi tragjedia

0 46

Është zbardhur dëshmia e Bledar Avdisë, babait të 7-vjeçares e cila humbi jetën, teksa u përplas nga një skaf buzë detit, që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Ai ka treguar se skafi ka qenë me shume shpejtësi, aq sa ndau ate me vajzën, të cilën e kishte kapur për dore.

“Unë u zhyta nën ujë- ka treguar ai- ndërsa skafi goditi vajzën”.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares, raporton News24.

Kujtojmë që gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen. Mësohet se Tase ka kërkuar edhe falje ndaj Policisë së Shtetit për veprimin e tij që solli vdekjen e të miturës.

Korespondenti i Panorama raporton se ish shefi i policisë nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot nga gjykata dhe akuzën ndaj tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.