Skandal i padëgjuar, kandidatja Arta Vorpsi betohet te noterja!

117

Sot ka ndodhur një skandal i vertetë. Mësohet se Arta Vorpsi ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja. Ajo nuk njihet nga presidenti se nuk ka dekret për të, porse Rilindja dhe Ardian Dvorani e kanë caktuar si anëtare të gjykatës kushtetuese!

Presidenti Meta dje ka dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të gjykatës kushtetuese, pasi ja jep Kushtetuese këtë të drejtë.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. .

Për këtë veprim të ri, Arta Vorpsi, ka vënë menjëherë në dijeni Presidentin e Republikës, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si dhe Gjykatën Kushtetuese.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.