Skandali me tenderat e Beratit, procedurat e Bashkisë nxjerrin fituesit sipas interesave

0 282

Në qarkun e Beratit, në analizat e tenderave publikë është konstatuar fakti që institucionet, në shumë prej procedurave të zhvilluara skualifikojnë të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit ose me vetëm një subjekt në garë. Në të njëjtën mënyrë rezulton që të ketë vepruar edhe bashkia nën drejtimin e Ervin Demos.

Në vetëm një vit ky institucion ka prokuruar 15 kontrata dhe vetëm në 4 prej tyre kanë ngelur më shumë se dy subjekte në garë. Referuar të dhënave në Agjensinë e Prokurimeve Publike, në 7 procedura janë skualifikuar të gjitha subjektet pjesëmarrëse përveç fituesit. Një prej këtyre rasteve është ende rizhvilluar në muajin qershor me objekt ndërtimi i linjës kryesore dhe shpërndarjes së furnizimit me ujë të Njësisë Administrative Velabisht, me një fond limit 131 milion lekë.

Për këtë procedurë kanë shfaqur interes tre kompani, dy prej të cilave me ofertë më të ulët, janë skualifikuar me argumentin se kishin mangësi në dokumenta ose nuk plotësonin kërkesat e autoritetit kontraktor. Bashkimi i operatorëve Euro Alb, Viante Shpk dhe Llazo dhe Ergi Shpk me vlerë të ofortuar prej 129 milionë, i mbetur i vetëm në garë u shpall edhe fituesi i kësaj kontrate. Kjo procedurë është shënuar me flamur të kuq edhe nga Open Data me shënimin skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues, përveç fituesit.

Në katë raste të tjera pjesëmarrës kanë qenë vetëm një subjekt dhe automatikisht edhe fituesi. Një procedurë të tillë, institucioni nën drejtimin e Demos e ka realizuar së fundmi në shtator të këtij viti. Në tenderin për përmirësimin e banesve ekzistuese për komunitet e varfëra dhe të pafavorizues, pjesëmarrës kanë qenë vetëm ZDRAVO Shpk.

Me ofertën 9.4 milionë lekë, ky subjekt pa asnjë garues përballë është shpallur kështu fitues. Sërish Open Data ka ndezur flamurin e kuq edhe për këtë tender, këtë herë me argumentin se ka pasur mungesë konkurrence. Bashkia e Beratit nën drejtimin e Ervin Demos për 15 procedurat e zhvilluara ka prokuruar më shumë 230 milionë lekë të reja pa TVSH.

/Ora News/

Leave A Reply

Your email address will not be published.