Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës

0 22

Skanim shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit, rreth dy mijë qytetarë nga Shqipëria i janë nënshtruar testeve të Covid-19, në pikën kufitare të Kakavijës. Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY.

Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara. Ky proces ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra.

Nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.