Skepticizmi ndaj AstraZeneca ka shkaktuar mijëra viktima

0 157

Shkencëtarët dhe politikanët “kanë vrarë mijëra njerëz” duke hedhur baltë mbi reputacionin e vaksinës AstraZeneca, sipas një shkencëtari të Universitetit të Oksfordit, i cili ka zhvilluar ilaçin, shkruan Bloomberg

“Ata kanë njollosur reputacionin e vaksinës duke ndikuar në të gjithë botën”, tha profesori John Bell, duke shtuar se “unë mendoj se sjellja e pahijshme e shkencëtarëve dhe politikanëve ka shkaktuar mijëra vikitma dhe ne nuk duhet të jemi krenarë për këtë.”

Në Mbretërinë e Bashkuar, në fillim të fushatës, këshilltarët e qeverisë sugjeruan që vetëm personat mbi 40 vjeç duhet të vaksinohen. Kjo ka bërë që shumë vende, të kufizojnë përdorimin e vaksinës, por në Bashkimin Europian, polemikat e kompanisë me Komisionin Europian mbi datat e dorëzimit të dozave kanë luajtur një rol të madh, pavarësisht nga efektet anësore të vaksinës.

AstraZeneca, e cila ndryshe nga vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna nuk përdor teknologjinë mRNA, por teknologjinë tradicionale të vaksinave. Sipas BBC, edhe në Britani, ku shumica e popullsisë ka marrë dy doza AstraZeneca, nga 37 milionë doza përforcuese të dhëna, vetëm 48,000 janë vaksinuar me AstraZeneca.

Leave A Reply

Your email address will not be published.